Qytetarët e Tiranës bllokojnë autobusin e “Tiranës së Re”, i dalin para në mes të rrugës

Kliko per me shume info

Shtohen dita-ditës denoncimet nga qytetarët për kushtet e transportit publik në Tiranë edhe pse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pasi rriti çmimin e biletës premtoi përmirësim të këtyre kushteve. Mirëpo ditën e sotme janë filmuar momente aspak të këndshme që kanë detyruar banorët e Tiranës të bllokojnë urbanin e “Tiranës së Re”, duke i dalë para në mes të rrugës.

Edhe pse rrezikohej jeta e tyre, vetëm në këtë mënyrë banorët nuk e kanë lejuar urbanin të largohet. Kjo pasi ata kërkonin të hipnin edhe pse ai nuk mbante më, sepse kishin gjysmë ore që prisnin këtë urban. Fundja të gjithë ishin nisur për punë dhe vonesa sigurisht do të ishte penalizuese.

Prandaj këta qytetarë në shenjë proteste kanë vendosur t’i dalin para autobusit, që në këtë mënyrë të merren masa dhe të shtohet numri i urbanëve në mëngjes, sidomos i atyre të “Tiranës së Re” të cilët kanë një mbipopullim, në orët e para të mëngjesit.
Shpresojmë që Eri i Bashkisë të reflektojë pas kësaj situate dhe të mos rrisë vetëm çmimin e biletës, por edhe numrin e urbanëve./jeta osh qef

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here