Qepi dhe vendosi 200 flamuj nëpër Kosovë në vitin 1959, njihuni me aktivistin ‘’hero’’

aktivisti-kosoveSakrificat për këtë ditë, janë të shumta dhe ndoshta të panumërueshme. Një prej tyre është dhe puna e një aktivisti për çështje kombëtare. Bëhet fjalë për Remzi Baloku i cili në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 nëntorin e atij viti.

Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës. Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe. Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.

Remzi Baloku, deklaron se më 28 nëntor 1959 ka themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve Shqiptare e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.

Ai ishte arrestuar më 1964 për shkak të vendosjes së flamujve dhe tubimeve që mbante, për çka u dënua me shtatë vjet burg.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

police-kosove-vend

Shtatë persona të shoqëruar në Polici gjatë votimeve

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se që nga ...