Qëllon me automatik në ajër në mes të Vlorës, arrestohet 33-vjecari

Aktualitet

arrestim-policia-rrugoreNjë 33-vjecar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi para disa ditësh ka qëlluar me armë zjarri në ajër në mes të qytetit.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.P, banues në Vlorë. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij u bë në një lokal të lagjes “Pavarësia”, pasi ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 3.11.2016.

“Në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, rreth orës 18:40, pas një konflikti me shtetasin me inicialet A. L., për motive të dobëta ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik. Fatmirësisht nuk ka lënduar asnjë person, por ka përhapur panik te qytetarët’, njofton policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njofton se Klodian Pasho është person me precedent penal të mëparshëm, për veprat penale “Vjedhje me armë dhe dhunë”, “Prishje të qetësisë publike”, “Mosbindje të punonjësit të policisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe jashtë normave të lejuara” e të tjera.

ME TE LEXUARAT