Mirditë/ I shumëkërkuari qëllon me armë ndaj Policisë, “zhduket” në pyll

policia2015Policia e Lezhës ka hasur në rezistencë gjatë një operacioni të zhvilluar dje për të kapur një shtetas në kërkim për tentativë vrasjeje.

Sipas bluve të Policisë, ai është Amarildo Ndoj, 25 vjeç, banues në Rrëshen-Mirditë.

Ky shtetas është në kërkim pasi është i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale ” Vrasje e mbetur në tentativë” “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake “dhe në vazhdim të punës për kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të tij, nga efektivët e policisë Mirditë , është bërë i mundur lokalizimi i tij në vendin e quajtur Kodër – Rrëshen.

Kur policia i është afruar banesës ku jetonte 25-vjecari, ai ka ka kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.

Policia informon se në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Gjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ...