Deklaroi se e kishin qëlluar me armë, policia e Dibrës: 39-vjeçari mashtroi

polic_diberPolicia e Dibrës ka zbardhur detajet në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, ku një person u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri. Mësohet se Andi Losha, 39 vjeç dëshmoi dje se e kishin plagosur, ndërsa ky fakt u hodh poshtë nga forcat policore të cilët pohuan se ai u vetëplagos.

Tashmë ndaj Loshës, i cili u ndalua, rëndojnë dy akuza për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Kallzim i rremë”.

NGJARJA:
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15.00, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit rajonal Peshkopi se ka ardhur i plagosur me armë zjarri në pulpën kembës së djathtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi Andi Losha, 39 vjeç. I dëmtuari i deklaroi Policisë se në një rrugë të fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri por personin që e ka qëlluar nuk e ka parë.

Menjeherë është organizuar puna nga ana e Policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Krimet e Rënda në D.V.P.Dibër në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Dibër, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes ku ka rezultuar se i dëmtuari është vetplagosur aksidentalisht me një armë zjarri Pistoletë.

Pak metra me larg vendit të ngjarjes Policia ka gjetur të fshehur armën e zjarrit, e cila është konstatuar së bashku me gëzhojën e bllokuar në folenë e fishekut. Ndodhur në këto kushte Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P Dibër kanë bërë ndalimin e shtetasit: Andi Losha 39 vjeç, banues në Kacni, Dibër, me detyrë përgjegjës i HEC në Kacni. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rrobat e dëmtuara nga arma e zjarrit , pasi pas vetplagosjes shtetasi Andi Losha i kishte ndërruar rrobat dhe i kishte fshehur.

Si dhe është sekuestruar predha e nxjerrë nga trupi i Andi Loshës. Provat materiale do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 305 të Kodit Penal./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...