Zbulohet mënyra më e re, ja si po futet drogë në qelitë e burgjeve

burguNjë mënyrë e re dhe krejt origjinale po përdoret nga të burgosurit për të siguruar brenda qelive të tyre furnizime me drogë dhe aparate celularë. Kamerat e mbikqyrjes në disa burgje në Britaninë e Madhe kanë fiksuar herë pas herë dronë, që fluturojnë mbi zonat ku ndodhen burgjet e sigurisë së lartë.

Një prej këtyre dronëve është fiksuar teksa i afrohet dritares së një të burgosuri dhe ai tenton të marrë një pako të vendosur mbi të.

Shqetësimi është shtuar kur është konstatuar se kjo formë transporti përdoret për të furnizuar të burgosurit me drogë dhe aparate celularë, në mënyrë që ata të komunikojnë me botën jashtë.

Sekretarja britanike e Drejtësisë, Liz Truss, e cila vizitoi edhe njërin nga burgjet ku ishte vërejtur përdorimi i dronëve, njoftoi edhe marrjen e masave për ndalimin e këtij fenomeni. Si masë e parë do të jetë vendosja e zonave të ndalim-fluturimit mbi burgje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Humbi vëllain në 2015: Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin ...