Qafë-Thanë, kapen 54 kilogramë drogë në kamion, arrestohet drejtuesi

droge-lazaratiShërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gentian Qarri, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion tip “DAF” me targa AA348OX/AER353.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky i fundit është përzgjedhur për kontroll, fillimisht në vijën e dytë. Pasi janë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike, kamioni iu nënshtrua më tej, procesit të skanimit.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e policisë pas verifikimit në skaner rezultoi se në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios me targa AER353, u konstatuan të fshehura si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 70 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 54 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Shtetasi Gentian Qarri, u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...