Punonjësja e magazinës së drogës: Shkova për copën e bukës, merrja nga 20 mijë lek”

magazina-drogesNjë dhomë e përshtatur si minikuzhinë në magazinën e përpunimit të drogës në Rrëshen përdorej për nevojat e punëtorëve që ruanin gjatë natës sasinë e 4.4 tonëve hashash. Siç edhe emri i operacionit policor, shenjat e befasisë duken edhe mbi tryezën e kësaj dhome.

Për efekt prove materiale për dy ditë rresht policia e peshoi dhe zhvendosi kanabisin që ishte në proces tharjeje e pastrimi, megjithëse gjurmët e drogës kanë ngelur kudo. Në magazinë gjen ende modelet e dyerve që duhej të prodhoheshin në këtë objekt, ku sapo kalohej pragu nuk prodhoheshin mobilje, por drogë.

Policia e Lezhës, që kreu goditjen befasisht ndoshta edhe për policinë lokale, thotë se sasia e konsiderueshme e kanabisit është grumbulluar javët e fundit duke u blerë nga kultivues droge të zonës.

Dy personat më aktivë në këtë proces janë shtetasit Altin Ndoj dhe Valentin Simoni, ndërkohë që ishte punësuar si ekspert kanabisi edhe Ramo Gaba nga Lazarati. Prej 31 personave të kapur në godinë, pjesa dërrmuese janë banorë të lagjes ku ndodhet magazina. Bashkë me 10 gra të tjera, Marte Ndoj po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që i shoqi është arrestuar.

“I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të”, thotë Marte Ndoj.

Suzana Ukaj, u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrin. Ishte dita e saj e parë në punë.

“Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek”, rrëfen Suzana.

Mjaftojnë një palë gërshërë për t’u bërë punëtor hashashi. por më e rëndësishmja nuk duhet të njohësh njeriun kryesor që të punëson në kapanone si ai i Rrëshenin./Top Channel/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...