"4 muaj pa marrë rrogat", punonjësit nga Durrësi padisin biznesmenin italian

Aktualitet

policia-durresNjë 49 vjeçar italian, pronar i një rrobaqepësie në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit, është paditur nga punonjëset e tij, pasi këto të fundit pretendojnë se kanë 4 muaj pa marrë rrogat, ndërkohë që edhe pagesa e sigurimeve shoqërore nuk është bërë.

Italiani A.B., që po ndiqet në gjendje të lirë nga Policia akuzohet nga shtetaset D. P. 28 vjeçe, B.A. 24 vjeçe, P.K. 43 vjeçe, A.P. 38 vjeçe, E.M. 22 vjeçe, F.K. 40 vjeçe, banuese në Durrës, se ka 4 muaj që nuk i ka paguar dhe nuk i ka shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi", parashikuar në nenet 180 dhe 143 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT