Puçrrat në këto vende në fytyrë, tregojnë shqetësimet që keni

UntitledNëse puçrrat dhe aknet ju paraqiten vetëm në fytyrë, zakonisht nuk nënkupton ndonjë problem të madh përveç atij estetik. Megjithatë, nëse fillojnë të paraqiten në pjesë të tjera të trupit, mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore.
Krijimi i akneve dhe puçrrave në fytyrë dhe në trup më së shpeshti vjen si pasojë e higjienës dhe ushqimit të keq. Çfarë nënkuptojnë aknet dhe puçrrat në pjesë të ndryshme të trupit, mund të lexoni më poshtë.
Zona 1 : Hormonet
Sikurse në nofull, aknet në qafë mund të tregojnë punë të intensifikuar të gjëndrrave mbiveshkore, arsyet tjera mund të jenë stresi apo konsumi i tepërt i sheqerit.
Zona 2 dhe 3: Stresi
Aknet në shpatulla tregojnë se jeni nën stres dhe jeni të prekshëm.
Zona 4: Probleme me tajitjen e ushqimit
Aknet në gjoks paraqesin problem me tajitjen e ushqimit, ushqim të keq, shprehi të këqija në të ushqyer, përdorim i ushqimit pikant dhe i pijeve shumë të ftohta.
Zona 5 dhe 6 :Vitaminat
Aknet në duar lajmërohen sikurse pika të kuqe të vogla. Shkaktarët më të zakonshëm janë qarkullimi i dobët i gjakut dhe shtresimi i qelizave të vdekura në rrënjët e qimeve, sikurse edhe mungesa e vitaminave në organizëm.
Mësoni ata me jetën!
Zona 7: Sheqeri
Në stomak nuk ndodhen shumë gjëndrra për djersitje andaj paraqitja e puçrrave këtu nënkupton nivele të larta të sheqerit.
Zona 8 : Higjiena apo sëmundjet ngjitëse
Në zonën e organeve seksuale, puçrrat nënkuptonë higjienë të keqe apo sëmundje seksualisht ngjitëse.
Zona 9 dhe 10: Lëkura e ndjeshme dhe alergjitë
Puçrrat në kofshë zakonisht janë reaksion i qumështit për trup, xhelit të dushit, detergjentit të veshjve të brendshme.
Zona 11 dhe 12: Nervoza dhe tretja e ushqimit
Shpina është pjesa më e zakonshme e akneve dhe puçrrave, ndërsa shkaktarët më të zakonshëm janë alergjitë, djersitja e tepërt, higjiena e dobët, ushqimi me shumë yndyrë dhe pagjumësia.
Zona 13 dhe 14: Tretja e ushqimit
Janë tre arsye kryesore për paraqitjen e akneve në prapanicë: veshjet e brendshme të papastra, lëkura shumë e thatë dhe ushqimi i keq apo problemet me tretjen e ushqimit./blic/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...