Protestë kundër Ramës në Shkodër: T'i je turpi i shqiptarëve!

Politikë

proteste-shkoderNjë grup shkodranësh kanë dalë në protestë në rrugët e qytetit për papunsinë, mungesën e shanseve, tarifat e rritura të edukimit, për krimin që po sundon vendin, për kanabizimin e Shqipërisë.

Të rinjtë u ankuan për penalizimin që po bën Shkodrës Edi Rama, ku shprehen se nuk u ka dhënë fonde vetem për shak se qytetarët nuk e kanë votuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, të rinjtë protestuan për faktin se në kushtet e varfërisë ekstreme, të përmbytjes e pasojave të saj, Edi Rama bën turistin në Amerikë.

Të rinjë e Shkodrës gjithashtu denoncuan megallomaninë e Edi Ramës i cili ndërhyri në fushatën e zgjedhjeve në Amerikë duke lëshuar fyerje për Presidentin Trump, cka rrezikon të dëmtojë interesat e vendit, duke dëmtuar raportet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.

Të rinjtë protestues, njëzëri thanë se distancohen nga këto qëndrime të Edi Ramës.

ME TE LEXUARAT