Protestat në Fier, procedohen 5 banorë të Mbrostarit(Emrat)

fier-protestaPesë banorë të Mbrostari janë proceduar penalisht nga policia e Fierit. Mësohet se gjatë ditës së djeshme personat në fjalë morën pjesë në protestë duke bllokuar edhe aksin rrugor Lushnje-Fier. Sipas policisë protesta ishte e paligjshme duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve.
Shtetasit janë:
A.G, 51 vjeç,
G.V, 51 vjeç,
Sh.V, 49 vjeç,
S.T, 50 vjeç,
G.M, 17 vjeç, të pestë banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Njoftimi policisë:
“Këta shtetas më datën 25.11.2016, ora 10:30, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vëndin e quajtur “Mbrostar Ura”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit në rrugë nacionale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga Nenet 262/2 dhe 293 të Kodit Panal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...