Protestuesit kundër zgjedhjes së Donald Trump u mblodhën në disa qytete të SHBA-së të premten, disa orë pasi presidenti i zgjedhur vlerësoi “pasionin” e tyre.
Se fundi, jane publikuar video qe tregojne se protestat ne fjale po shoqerohen me akte dhune ndaj pronave publike ne qytete te ndryshme por edhe me perleshje te dhunshme mes personave te ndryshem.
Mijëra vetë dolën në rrugë në Miami, Atlanta, Filadelfia, Nju Jork, San Francisko dhe Portland, Oregon, duke shprehur zemërimin mbi retorikat nxitëse dhe shpesh shumë të diskutueshme të fushatës së Trump në lidhje me emigrantët, myslimanët dhe gratë.
And now tear gas. And setting fires! No one is rioting. #pdx #peacefulprotest #portland #trumpprotest pic.twitter.com/3DbHpNRNOQ
— Josh Lunden (@joshlunden) 12 November 2016
Në Nju Jork, protestuesit u mblodhën në parkun qendror të Uashingtonit dhe rrethuan në “Trump Tower”, ku jeton presidenti i zgjedhur, shkruan “Reuters”.
Në qendër të Portland, protestuesit bllokuan trafikun dhe hodhën objekte ndaj policisë të cilët janë kundërpërgjigjur. Në një moment, policia shtyu protestuesit prapa dhe filloi arrestimet.
Riot cops firing flash bangs at us. #pdx #peacefulprotest #portland #trumpprotest pic.twitter.com/NsDc0RBgAM
— Josh Lunden (@joshlunden) 12 November 2016
Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Los Angeles, duke bllokuar trafikun duke mbajtur postera kundër Trump.Më parë gjatë natës, disa mijëra aktivistë marshuan nëpër qendër të qytetit Miami, ku qindra pushtuan bllokuan autostradën dhe bllokuan kalimin në të dyja drejtimet.