Protesta para Komisariatit 1: Studentët në liri! Ministrja në qeli!

Kliko per me shume info

komisariati1Qytetarë, studentë e pedagogë janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit Nr.1 të policisë në mbështetje të studentes dhe aktivistes Mirela Ruko, që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla në shenjë proteste për reformat e arsimit të lartë. Aktivistja Ruko u shoqërua në polici pas gjestit dhe nuk është liruar ende.

Qytetarë, studentë e pedagogë kanë kërkuar lirimin e saj.
“Përkundër temperaturave të ulëta, studentë, pedagogë, aktivistë e qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë para komisariatit nr.1, pranë Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar që aktivistja Mirela Ruko të lirohet prej ndalimit të padrejtë që i është bërë. Studentët në liri! Ministrja në qeli!”, shkruhet në faqen “Për Universitetin”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here