Prostitutë dhe jeton rrugëve, nëna e futbollistit të famshëm që nuk ka asnjë mbështetje

UntitledBëhet fjalë për nënën e Nolitos, futbollistit të Manchester Cityt. Ajo tregon se djali i saj, i cili fiton 112 mijë euro në javë, e ka lënë të jetojë rrugëve dhe nuk ia paguan as qiranë.

29-vjeçari ia ka kthyer shpinën nënës së tij, Rocio Agudo Duran, pas një zënke që kanë pasur në vitin e kaluar. Mediat e huaja tregojnë se sipas gruas, futbollisti i ka thënë që të lypë lëmoshë për të mbijetuar. Rocio ka thënë se po përpiqet ta rindërtojë jetën e saj me fëmijët binjakë gjashtëvjeçarë, Candela dhe Jesus, pasi me vite të tëra kishte qenë e varur nga heroina, kishte qëndruar në burg dhe ishte marrë me prostitucion.
“Nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje. Dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh”, e ka cituar ajo t’i ketë thënë djali i saj. Nolito, emri i vlertët i të cilit është Manuel Agudo Duran, është rritur nga gjyshërit e tij. Ai ia kishte paguar qiranë nënës së tij për një kohë, ndërsa qëkur nuk po ia paguan, Rocio po jeton në një objekt të braktisur në Sanlucar de Barrameda, në jug të Spanjës.

“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Ligës Premier nuk jeton si unë. Hyra në shtëpinë ku jam tash në tetorin e kaluar, pasi Nolito ndaloi të ma paguante qiranë…”.

“Por, jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”, ka thënë ajo.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...