Propagandë në Shqipëri pro ISIS, policia ndalon 4 persona

Aktualitet

isis-femijeOrganizata e Isis duket se ka pushtuar cdo vend në botë. Një lajmërim u bë në Shqipëri, ku sipas raportimit të policisë, janë ndaluar 4 shqiptarë të cilët bënin propagandë pro ekstremistëve të Shtetit Islamik. Në sajë të një operacioni anti-terror nga Policia e shtetit, në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni u shoqëruan 11 shqiptarë dhe 5 të huaj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet XH.F, B.P, M.H si dhe E.F bënin propagandë për rekrutim të personave për të shkuar në Siri, ndërsa mbështeteshin me logjistikë dhe financime nga ISIS. Ata theksuan se operacioni anti-terrori është ende në vijim. Vlen të përmëndet se kjo nuk është hera e parë kur shqiptarë arrestohen nën akuzën e propagandës pro ISIS.

NJOFTIMI I POLICISE

Në datë 4 Nëntor 2016 në orët e mbrëmjes në kuadër të një operacioni rajonal Antiterror të zhvilluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga strukturat e specializuara të luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit janë ndaluar 4 shtetas shqiptarë si dhe janë shoqëruar 16 shtetas të tjerë, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë. Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.

B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.

E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal. Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

ME TE LEXUARAT