Zbulohet foto e pronarit të magazinës në Mirditë, ja c’shkruan nga arratia në “FB”

kastriot-reciNjë ditë më parë Policia në kuadër të operacionit “Befasia” zbuloi në Mirditë një magazinë droge dhe arrestoi 22 persona, teksa nisi procedim për 9 gra të punësuara për përpunimin e kanabisit. Në njoftimin zyrtar për shtyp Policia tha se pronari i saj është identifikuar por ende nuk është arrestuar.
Burime nga Policia bëjnë me dije se pronar i kësaj magazine është biznesmeni i njohur i zonës, Kastriot Reçi, 44 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

A është administrator edhe i një media lokale.

Nga në vështrim i profilit të tij në Facebook, Reçi duket shumë aktiv dhe madje thumbues dhe ironizues në statuset e tij. Si përshkrim në profilin e tij në rrjetet sociale biznesmeni ka shkruar: “Kundershtaret e mi jane xheloze sepse thelle ne zemrat e tyre duan te jene si une”.

KASTRIOT-RECI-STATUSPor mbrëmjen e djeshme, pas operacionit të Policisë, Reçi ka shkruar një status ironik dhe thumbues.
reci1

“Përshëndes të gjitha mediat dhe portalet me këto vargje te mrekullueshme te poetit mirditor Fran Laska.

Do ta mbjellim tokën
pisha dhe selvia
se s’ka vend ma t’bukur
se kjo Shqipëria
O moj toka jone
toka e vendlindjes
e amël si mjalta
si germat e shqipes
ti na dhuron bukën
si buka shqiptare
dheu ynë i dashtun
i vendlindjes madhe…”.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë biznesmeni, i cili tashmë është në kërkim nga policia për pronësinë e magazinës ku u gjet një sasi e madhe hashashi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...