Pronari i hotelit me tre plumba në trup në Tiranë-Durrës, ja dëshmitë e familjarëve

5
Kliko per me shume info

vendi-kasharBiznesmeni Eduart Lleshi, 48 vjeç, pronar i nje hoteli ne rrugen Tirane-Durres, që u gjet i vdekur të premten në Kashar, dyshohet se po planifikonte prej ditësh vetëvrasjen e tij.

Në Policinë e Tiranës ka dhënë dëshminë vëllai i viktimës. Ai ka sqaruar se ditë më parë, Eduarti i kishte kërkuar një armë, pasi kishte disa fishekë dhe kërkonte t’i harxhonte.

Kjo dëshmi ka bindur më tepër hetuesit se në këtë rast kemi të bëjmë me një vetëvrasje, duke shtuar këtu faktin se 48 – vjeçari prej disa vitesh vuante nga probleme të shëndetin mendor.

Megjithatë, blutë janë duke verifikuar edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e viktimës, por që deri tani nuk është gjetur asnjë element dyshues.

Eduart Lleshi, sëbashku me të vëllanë e tij, prej vitesh menaxhonte një hotel në autostradën Tiranë – Durrës, ky që shihni në këto pamje.

Ekspertët e policisë janë në pritje të raportit të Mjekësisë Ligjore për këtë ngjarje, për të përcaktuar saktë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrajse. Por nga hetimi paraprak dhe mënyra si ka ndodhur qitja, kemi të bëjmë më një vetëvrasje.

Eduart Lleshi gjeti vdekjen nga tre plumba, të cilët i ka marrë në gjoks.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here