Arrestohet në Rinas pronari i 700 kg drogë që u kapën në portin e Durrësit

kontrolle-rinasArrestohet në Rinas pronari i kamionit ku po transportohej në drejtim të Italisë një sasi prej 700 kg kanabis sativa.

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar shtetasin Kacjolin Zefi, 51 vjeç, banues në Shkodër. Ai u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit teksa po kthehej nga Italia.

Ky shtetas akuzohet për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë më 27 nëntor, kur një sasi prej 700 kg kanabis u sekuestrua nga policia në portin e Durrësit. Lënda narkotike u gjet në një kamion tip Iveko, pas kontrollit të ushtruar në vijën e dytë.

“Mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale L.S, i cili pas arrestimit i lirua më vonë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 497 pako.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë, ka thënë policia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...