Prokuroria zbulon skemën: Si funskiononte “laboratori i kokainës” në Elbasan

3
Kliko per me shume info

skema-droge-elbasanProkuroria zbulon skemën e laboratorit të kokainës në Elbasan. Mësohet se shtetasit Ilir Hyseni, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku, Ermal Hoxha, Cesar Avila dhe Valter Moreno, kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Të paktën kështu raporton prokuroria.

Për ekstratimin e saj, ata kanë ndërtuar edhe një laborator, ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainë derisa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë, etj., të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ndërtuar një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore. Për t’i ndihmuar bashkëpunëtorët shqiptarë në këtë proces, në datën 5.11.2015 kanë ardhur në Shqipëri dhe shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno, të cilët kishin njohuritë e duhura për kryerjen e ekstraktimit.

Një sërë faturash tatimore apo kuponësh tatimorë që i janë sekuestruar shtetasit Sajmir Batku, për blerjen e lëndëve të ndryshme kimike si acid klorhidrik, apo veshje punë, kova, peshore, etj., në periudhën mes fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit në vitin 2014, të cilat më pas u gjetën edhe në laboratorin ku ekstraktohej lënda narkotike, e provojnë këtë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here