Prokuroria, SHISH dhe antiterrori shoqërojnë 150 persona për lidhje me ISIS

arme-pogradecNjë person është vënë në pranga, ndërsa të paktën 150 të tjerë janë shoqëruar gjatë javës së fundit nga agjensitë ligjzbatuese shqiptare, pas dyshimeve se mund të kenë lidhje me elementë terroristë. Mes të shoqëruarve janë dhe shumë persona të kthyer nga Siria të cilët dyshohet se kanë luftuar në rradhët e ISIS.

Ky kallëp tritoli, arma dhe keto fishekë u gjetën në shtëpinë e Ervin Dukës. 29 vjecarit, I cili dyshohet se për mbi 6 muaj ka qenë luftëtar në rradhët e shtetit Islamik, u kthye në atdhe pasi u plagos. “Krehja” që Antiterrori i Policisë së shtetit bashkë me sherbimet sekrete dhe prokurorinë për krime të rënda po i bën të gjithë elementëve të dyshuar si të lidhur me ekstremistët muslimanë, bëri që Ervin Duka të vihej në pranga. Ky i fundit nuk pati fatin e 150 shqiptarëve të tjerë të cilët gjatë javës së fundit janë lënë të lirë pasi jane marrë në pyetje.
ABC News ka mësuar se që nga mëngjesi i së shtunës së javës së kaluar e deri mbrëmjen e kësaj të premte janë shoqëruar nga Antiterrori i Policisë së Shtetit, shërbimet sekrete dhe prokuroria për krime të rënda rreth 150 persona të dyshuar si besimtarë myslimanë me prirje ekstremiste. Mes të shoqëruarve kanë qenë të gjithë të identifikuarit e kthyer nga Siria, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave te Shtetit Islamik ose Al-Nusres për disa muaj. Shoqërimet përgjithesish janë bërë gjatë mbrëmjeve, ku për disa orë keto persona jane marre në pyetje, ndersa I kqyrej apo ne disa raste dhe iu jane sekuestruar aparatit celulare. Të gjithë përsonat e shoqëruar thuasje janë pyetur per lidhjet e mundshme me 4 të arrestuarit të fundjavës së kaluar dhe 9 te denuarit e grupit të parë të xhihadistëve, janë pyetur edhe për takimet mes tyre dhe bisedat e zhvilluara. Gjthashtu burimet thonë se janë verifikuar edhe lidhjet e personave në kosovë. Në mesin e të shoqëruarve mësohet se kane qenë edhe personat, numrat e telefonit të të cilëve janë gjetur në aparatet e 11 të arrestuarve për terrorizëm në Kosovë. Këto shoqërime janë bërë me dyshimin se mund të jenë personat që bashkëpunonin me celulat e dyshuara si të ISIS në Kosovë. Nga ana tjetër, burimet thonë se vec të kthyerve nga Siria, janë shoqëruar edhe ata besimtarë e imamë të xhamive të ndryshme në vend, të cilët janë identifikuar për prirjet radikale. Të gjithë këto persona janë marrë në pyetje nga antiterrori i Policisë së Shtetit dhe prokurori i ceshtjes Eugen Beçi që po heton për personat e përfshirë në celulat e isis në shqipëri. Gjatë marrjes në pyetje burinet thonë se kanë asistuar edhe efektivë të SHISH-it të cilët prej muajsh kanë në ndjekje dhe vezhgim personat me prirje fetare ekstremiste. Ndërkohë burimet nga grupi hetimor i thane abcneës se krahas përgjimit të të tefonave, janë përgjuar edhe rrjetet sociale dhe në veccanti e-mail-et e tyre të shkëmbyera me persona të ndryshëm. Të arresturve i janë kapur edhe disa emaile ku flitej për mënyrën e organizimit të ndonjë atentatit të mundshëm në Shqipëri. Këtu nuk përjashtohen edhe komunikimet e tjera elektronike të rrjeteve të ndryshme sociale apo edhe programeve të avancuara. Nga ana tjetër, burimet thonë se edhe të dënuarit që ndodhen në burg janë përgjuar duke bërë biseda me telefonat e brendshme të burgjeve me personat e arrestuar së fundmi dhe të tjerë të cilët janë njohje e tyre, por që ndodhen të lirë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Burimet thonë se të denuarit rezultojne se kane komunikuar me numra të ndryshëm të shtetasve shqiptar e të huaj që dyshohet se janë pjesë e ISIS në Siri e Irak. Që prej më shumë se një jave struktuarat ligjzbatuese shqiptare janë vënë në lëvizje pas një transkripti bisede të zbardhur nga shërbimet secrete ushtarake izraelite të cilat njoftuan se terroristët shqiptarë, pjesë e strukturave drejtuese të shtetit islamik kishin urdhëruar kryerjen e akteve të terrorit në shkodër gjatë zhvillimit të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike ose gjatë ndeshjes së kombetare te futbollit shqipër-Izrael. Për kërij informacioni, 4 persona u vunë në pranga në disa qyteteve të shqipërisë, ndërsa arrestime pati edhe në Kosovë./Abcnews/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...