Prokuroria i sekuestron ‘bosit’ nga Elbasani pronat me vlerë 500 mijë euro

UntitledGjykata me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda ka vendosur sekuestroje mbi 13 prona të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në 500 mijë euro sipas çmimeve të referencës, në pronësi të Ilir Koçiaj, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al”.,
HETIMI
Hetimi pasuror ndaj Koçiajt ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, pasi ai u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, për kryerjen e veprës penale “trafikimi i narkotikëve”, të kryer në formën e organizimit. Ai është shpallur fajtor pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga Hollanda në Itali, në disa episode, të cilat kanë ndodhur në vitin 2003. Nga veprimet hetimore të kryera fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, rezultuan se në emër të Ilir Koçiajt figuronin 11 njësi tregtare në Elbasan dhe 2 apartamente në Tiranë, të cilat dyshohet se kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e tij. Gjykata e Elbasanit, me kërkesë të prokurorisë, vendosi fillimisht sekuestro preventive mbi këto prona dhe më tej, çështja iu delegua për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se: Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Elbasan ndodhen në të njëjtin pallat, në lagjen “Aqif Pasha”, i cili është ndërtuar me lejë ndërtimi të miratuar në vitin 2004, ku shtetasi Bashkim Koçiaj (vëllai i Ilir Koçiaj) ka qenë bashkë-investitor, në masën 55 % në ndërtimin e pallatit. Titulli i pronësisë së pasurive të paluajtshme të mësipërme është fituar nga shtetasi Ilir Koçiaj me anë të kontratës së dhurimit datë 03.07.2012 , të lidhur me vëllain e tij Bashkim Koçiaj. Ndërsa pasuritë e llojit apartament, të cilat ndodhen në rr. ‘Dervish Hima”, në Tiranë, janë fituar në vitin 2012, në bazë të kontratave të shit-blerjeve, me një çmim total rreth 75 mijë euro.
Nga aktet procedurale të hetimeve paraprake krijohen dyshime të arsyeshme se pasuritë e paluajtshme të mësipërme të riregjistruara në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj janë pasuri të krijuara si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Ekzistojne dyshime se shtetasi Ilir Koçiaj ka investuar në ndërtimin e pallatit të mësipërm nëpërmjet vëllait të tij, shtetasit Bashkim Koçiaj, dhe në përfundim të ndërtimit të pallatit ky i fundit i ka kaluar pronësinë e pasurive nëpërmjet kontratës së dhurimit.
Janë kryer verifikimet pasurore ndaj shtetasve Ilir Koçiaj dhe Bashkim Koçiaj dhe nuk rezulton që ndonjë nga këta shtetas apo familjarët e tyre të kenë ushtruar ndonjë aktivitet tregtar në kohën e kryerjes së ndërtimit, apo të kenë realizuar të ardhura në ligjshme, në mënyrë që shtetasi Bashkim Koçiaj të justifikojë shpenzimet e investimit të kryer në lidhje me ndërtimin e pallatit apo që shtetasi Ilir Koçiaj të justifikojë shumat e paguara për blerjen e dy apartamenteve të banimit në rrugën “Dervish Hima”, Tiranë.

Për këto arsye, në bazë të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Antimafia”), Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të Ilir Koçiaj, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda para pak ditëve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama2016

I fiksuari pas lojërave të fatit i ankohet Ramës: Si do bësh me kazinotë, se…

Një qytetar ka vendosur të shprehë shqetësimin e tij në faqen e ...