Prokuroria heton sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

2
Kliko per me shume info

syl-hoxhaaKonsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar sot në orët e mëngjesit me gurë dhe gaz molotovi.

Si pasojë e këtij sulmi, që besohet se është kryer me shishe molotovi dhe gurë, objekti ka pësuar dëme të vogla materiale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, me një gaz molotovi dhe gurë disa persona kanë gjuajtur ndërtesën. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe u kemi dhënë udhëzime edhe policisë si të veprojnë tutje”, ka thënë Hoxha.

Më pastaj, ka nënvizuar ai, janë ndaluar pesë të dyshuar të cilët e kanë pranuar kryerjen e kësaj vepre.

“Ata e kanë pranuar veprën në prani të avokatit, janë në ndalim dhe hetimet vazhdojnë”, ka thënë Sylë Hoxha.

Sipas tij, personat e arrestuar kanë deklaruar se ishin nën euforinë e Festës së Flamurit dhe pasi që kishin dëgjuar këngë folklorike shqiptare, kishin ndërmarrë një veprim të tillë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here