Prokuroria e Athinës ndryshon aktakuzën e vdekjes së Marnikollajt, nuk është vetëvrarë

1Cështja e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, i cili humbi jetën në komisariatin grek duket se është rikthyer sërish në skenë. Prokuroria e Athinës ka ndryshuar aktakuzën për 29-vjeçarin, nga vetëvrasje në krim. Në fillim policia dha versionin se saj zyrtar për Marnikollajn, duke theksuar se ai u vetëhodh nga kati 2 i rajonit, e ndërkohë që familjarët pretenduan se djali i tyre gjeti vdekjen nga dhuna e policisë, duke treguar se ai kishte shenja të dukshme në trup që e vërtetonin këtë gjë. Gjithashtu familjarët e viktimës thanë se policia greke do ta varroste pa lajmëruar askënd për vdekjen e 29-vjeçarit. 29-vjeçari ishte i dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje por ndërkohë ishte në masë detyrim paraqitje. Mesditën e 3 gushtit ai është paraqitur ne komisariat por në rrethana ende te paqarta ka mbetur i vdekur. Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 gusht.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. dule per keto gjera fol ti jo per prishjet ne qimare jep llogari e shikon ca bejne pederastet greke qe jan shtet me shume demokraci shtet ne bashkimin eu e shikon cfar pederasesh jane po ske faj ti se ska gazetar te te marrin ne pyetje per keto gjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrezik nga gjakmarrja, vrasësi nga Burreli fiton gjyqin, nuk ekstradohet në Shqipëri

Një shqiptar i gjymtuar, i akuzuar per vrasje, perdori ligjet e të drejtave ...