Projektiligji në Turqi, përdhunuesi i fëmijëve fiton lirinë nëse martohet me të

turqi-perdhunimeDeputetët turq kanë mbështetur një projektligj që do të lejojë burrat e akuzuar për përdhunimin e vajzave minorene, të çlirohen nga ky faj, vetëm nëse ata kanë kryer marrëdhënie seksuale pa “forcë ose kërcënim” dhe nëse më pas, martohen me viktimat e tyre.
Kritikët thonë se kjo lëvizje legjitimon përdhunimin dhe martesën e fëmijëve, si dhe lë të lirë burra që janë të vetëdijshëm për krimet e tyre. Projektligji u miratua fillimisht të enjten mbrëma pasi u soll në parlament nga partia udhëheqëse e Presidentit Erdogan. Të martën, pritet që deputetët të diskutojnë për herë të dytë për këtë çështje, para se të marrin vendimin e tyre final.
Ky ligj tepër i diskutuar ka bërë që opinioni në Turqi të jetë i përçarë. Shumë persona argumentojnë se kjo do të inkurajojë përdhunimin. Por sipas qeverisë, qëllimi nuk është të justifikohet përdhunimi, por të rehabilitohen ata persona që nuk e kanë kuptuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme.
Ligji do të shërbejë edhe si masë parandaluese që vajzat të mos angazhohen në akte të tilla para moshës 18 vjeç dhe të mos ndihen të izoluara nga komuniteti.
Qeveria pritet të marrë mbështetjen e votuesve fanatikë në zona të varfëra, ku vajzat martohen të reja dhe ku niveli i abuzimit seksual është i lartë. Mbështetës të ligjit thonë se Erdogan i ka liberalizuar gratë besimtare duke shfuqizuar ndalimin e shamisë në vendet publike. Vota e të martës mund të ndezë protesta masive.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...