Privatizimi i CEZ/ Balla dërgon policinë të marrë Berishën, ja përgjigjia e ish- kryeministrit

Politikë

balla-psTaulant Balla pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, shkruan një letër për policinë që të sjellin forcërisht ish­kryeministrin për të dëshmuar. Përmes Arben Ristanit komisionit i është bërë i ditur shkaku pse nuk shkoi ish-­kryeministri për të dëshmuar, ndërsa u bë e ditur se do të ishte javës tjetër.

“Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin hetimor parlamentar për CEZ për arsye objektive”, ka thënë Ristani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet”,- ka theksuar ai.

SHKRESA E BALLËS

Balla duke i kujtuar ligjin për komisionet hetimore, ka thënë se tani duhet angazhuar Policia e Shtetit për ta sjellë me forcë Berishën në komision. “Shkresa Berishës iu dërgua nga unë si kryetar i Komisionit. Berisha është vënë në dijeni dy herë me shkresa zyrtare pasi në të kundërt dhe nuk është paraqitur”.

ME TE LEXUARAT