Peshkopi/ Pritë 39-vjeçarit në mes të rrugës, Policia: Eshtë plagosur në këmbë

ambulancaaaNjë 39-vjecar është plagosur me armë rreth orës 15:00 të ditës së sotme në Peshkopi.

Policia njofton se shtetasi me iniciale A.L, rreth 39-vjec, banues në fshatin Kacni dhe përgjegjës i rojeve të sigurisë në HC Selishtë ka shkuar në urgjencën e spitalit rajonal Peshkopi i plagosur me armë zjarri në pulpën kembës së djathtë.

Kliko per me shume info

Nga deklarimi paraprak i të dëmtuarit rezulton se në një rrugë të fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri por personin që e ka qëlluar nuk e ka parë, ndërkohë raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është nisur për në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende dinamika e vërtete e ngjarjes.

/LajmiFundit.al/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here