Prishtinë, gjykata lë në burg 7 bashkëpunëtorët e Lavdrim Muhaxherit

kosove-arresteGjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim shtatë të pandehurve që dyshohen për terrorizëm.

Në një komunikatë nga Gjykata Themelore e Prishtinës thuhet se ndaj të pandehurve XH.T , M.SH , B.P , L.S, A.K, H.R, F.G , Gjykata ka marr vendim që t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Për shtatë të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se i takojnë organizatës terroriste ISIS, në atë mënyrë që gjatë muajve shtator- tetor 2016 në bashkëkryerje edhe me shumë të pandehur të tjerë dhe sipas udhëzimeve të -ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri – Lavdrim Muhaxheri, kanë përgatitur sulmet terroriste në territorin e Ballkanit, dhe atë së pari në Kosovë, për të sulmuar ndërkombëtarët dhe institucionet tjera të sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore, politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik.

Duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen, të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

“Meqenëse dyshohet se të gjithë të pandehurit kanë pasur kontakte me persona tjerë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët mund të jenë të përfshirë në organizatën terroriste ISIS, ashtu që kjo rrethanë tregon rrezikun se të njëjtit mund të arratisen për t’u larguar nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

isa-mustafa

Kufiri me Malin e Zi, “tërhiqet” Qeveria e Kosovës?!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pret që shumë shpejtë ...