Prifti ‘vret’ dhe ‘ringjall’ burrin në publik

Në internet po qarkullon një video ku shfaqet një prift afrikan Juju teksa ‘vret’ një person dhe më pas e ‘ringjall’ atë në një ritual të çuditshëm.

Pamjet tregojnë priftin teksa e lidh burrin nga fyti përpara se të përdorë ‘fuqitë’ e tij për ta ringjallur. Ai dallohet teksa i ‘pret’ kokën viktimës që qëndron i shtrirë përtokë me këmbët e lidhura.

Ndërkohë “çudibërësi”, i veshur me të kuqe dhe me trupin e lyer me bojë, mund të shihet teksa kërcen rreth e rrotull trupit.

E gjithë kjo skenë ndodh në prezencë të një turme njerëzish, ndërsa gjatë ceremonisë një tjetër person i bie daulles.

Por teksa videoja vijon, burri ‘ringjallet’ papritur duke shkaktuar reagim tek turma. Ai ngrihet në këmbë dhe lëviz pa ndihmën e askujt.

Siç shkruan “DailyMail” nuk është e qartë nëse videoja është false apo jo dhe besohet të jetë regjistruar në Afrikën Perëndimore.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

besim-fetar

Sondazhet tregojnë, njerëzit e këtij besimi fetar janë më të lumturit

Së fundmi është bërë një sondazh për njerëzit më të lumtur sipas ...