Vlorë, gjykata e lë në burg pa afat, i cmenduri që i preu kokën 12-vjecarit nuk flet

Aktualitet

viktima-autoriGjykata e Vlorës caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Jorgo Zanit i cili vetëm dy ditë më parë i preu kokën kusheririt të tij 12-vjeçar.

Jorgo Zani ka mbërritur rreth orës 12:30 në ambientet e gjykatës aty ku është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për dhënien e masës së sigurisë “Arrest me burg” , pasi akuzohet për vrasjen e të miturit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në seancë nuk ka qenë i pranishëm ansjë nga anëtarët e familjes së Zanit, ndërkohë që autori i këtij krimi makabër është shfaqur i qetë dhe nuk ka pranuar që të flasë rreth ngjarjes.

Jorgo Zani vetëm dy ditë më parë i preu kokën nipit të tij i cili kishte shkuar për të kaluar pushimet verore tek gjyshërit.

Trupi gjykues i cili ka dhënë masën e sigurisë ndaj Zanit drejtohej nga gjyqtarja Mirela Nishgjoni.

ME TE LEXUARAT