ISIS i pret kokën prestigjatorit që argëtonte fëmijët

Bota

prestigjatoriShteti islamik ISIS nuk kursen. Militantët e ISIS i kanë prerë kokën një prestigjiatori i cili argëtonte njerëzit në rrugët e kryeqytetit të vetëshpallur të Shtetit Islamik, Raqqa në Siri.

Viktimes iu pre koka ne publik në një prej shesheve kryesore të mbipopulluara nën akuzën se kishte fyer Allahun me iluzionet dhe falsitetin që ai krijonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prestigjatori i talentuar, i pëlqyer vecanerisht nga fëmijët, është tërhequr zvarrë nga militantët e ISIS pas ekzekutimit.

Një aktivist vendas me qendrim aktual në Turqi deklaroi për Daily Mirror se vrasja e magjistarit është një shembull i barbarizmit që përfaqëson ISIS.

Raqqa njëherë e një kohë ishte një nga qytetet më liberale të Sirisë ku fe dhe besime të ndryshme bashkëjetonin në harmoni. Tani edhe berberët janë ndaluar, pasi burrave nuk u lejohet më prerja e mjekrës.

ME TE LEXUARAT