Presidenti i Komisionit Europian: ‘’Me Donald Trump do të humbasim 2 vjet”

UntitledPresidenti më i ri i SHBA-ve ka një fillim të vështirë. Protestat dhe kritikat nga mera të njohur të politikës botërore janë të parat që ai ka hasur në ditët e para. Këtë herë bëhet fjalë për Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve për rezultatin e zgjedhjeve amerikane, ndërsa ndodhej në Gjykatën Europiane e Drejtësisë në Luksemburg deklaroi: ‘’Me Donald Trump do të humbasim 2 vjet. Kohën që do të bëjë xhiron e botës, të cilën nuk e njeh”.
“Amerikanët në përgjithësi nuk i kushtojnë vëmendje Europës. Për sa i përket Trump, ka thënë gjatë fushatës elektorale që Belgjika është një fshat diku në kontinentin tonë, shkurt duhet t’i shpjegojmë se çfarë është Europa. Ideja ime sinqerisht? Me Trump do të humbasim 2 vjet, koha që duhet për të bërë xhiron e botës që nuk njeh”, ka deklaruar presidenti i KE-së, Juncker gjatë një debati të organizuar në Kirchberg, në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, shkruan revista e Luksemburgut, “Le Quotidien”.

“Është e vërtetë se zgjedhja e Trump përfshin rreziqe në rishikimin e ekuilibrave në themele dhe struktura”, nisur nga fakti që “Unë kam një jetë të gjatë politike, kam punuar me katër presidentë amerikanë, dhe kam konstatuar se çdo gjë që është thënë gjatë fushatës zgjedhore është e vërtetë nga pak, për të gjithë për fat të keq”, shtoi Juncker duke iu përgjigjur studentëve në GJED në Luksemburg.

Ndërsa Barack Obama, presidenti në ikje i SHBA-ve, do të takojë aleatët kryesorë europianë dhe liderin kinez Xi, në një turne mes Europës dhe Amerikës së Jugut javën e ardhshme. Këtë gjë e ka deklaruar Shtëpia e Bardhë që shpreson të sigurojë partnerët e Ëashingtonit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës.

Mësohet se Obama do të takojë kryeministren britanike Theresa May, presidentin francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin për të fluturuar më pas në Lima, në Peru, ku në kuadër të samitit Azi-Paqësor do të ketë një takim me liderin kinez Xhi, ka thënë këshilltari i presidencës amerikane Ben Rhodes.

Kliko per me shume info

2 comments

  1. po ketij cfare pergjigje do ti japi artan fuga? Do bej ndonje shkrim “te famshem” , dhe a do nxjerri ndonje te flamosur arsye, apo do rrije si i menderosur?

  2. ARTAN FUGA SI FLET NJEHERE NUK FLET HEREN TJETER. NJERIUN QE ERDHI PRESIDENT I SHBA ,E KA KRITIKUAR SHUMICA E JO VETEM Z. RAMA. PER BOTEN KJO ESHTE NJE DITE E ZEZE,QE DO TA SHIHNI ME PAS. KY NJERI KA ARDHUR PER TE STOPUAR NDRYSHIMIN NE SISTEMIN EKONOMIK . KY SPEKULLANTE DO KERKOI TE MBIJETOI KAPITALIZMI I OAZEVE FISKALE DHE TE RRISE TE ARDHURAT E TIJ. NE KETE KRIZE AMERIKA DHE BOTA KISHIN NEVOJ PER NJE PRESIDENT NDRYSHE, SHUME EKONOMIST PARALAJMERUAN AMERIKANET TE MOS VOTONIN TRUMP. POR ME KEQARDHJE SHUME AMERIKANE JANE TE PADITUR E TE TJERE PER INTERESAT E TYRE ,I DHANE VOTEN NJE NJERIU QE PER INERCI DO TA KTHEJ DHE PRESIDENCEN NE BISNESS, NJE KTHIM MBRAPA NE KOHE. E PA TOLERUSHME.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

teksas-vrasje

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar ...