Presidenti gjerman: Të pezullohet procesi i integrimit në BE

presidenti-gjermanPresidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, kërkon pezullimin e procesit të integrimit të vendeve europiane në BE.
Në një intervistë për “Die Welt”, ai thotë se ky ndalim është i domosdoshëm për të qartësuar qëllimet dhe planin e veprimeve të mëtejshme.
“Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë. Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë”, tha Gauck.
Presidenti gjerman tha se nuk është e lehtë për shumë njerëz që të jetojnë në Evropën e bashkuar dhe botën e globalizuar.
“Jo të gjithë e ndjejnë veten si qytetarë të botës. Njerëzit kanë nevojë për shtëpi, Atdhe. Ata duan të ndjehen se i përkasin diçkaje“, tha ai. Gauck tha se para së eshtë e nevojshme për të bindur popullin e shteteve të BE-së se Evropa e bashkuar qëndron fort mbi lirinë, demokracinë, paqen dhe vlerat e sundimit të ligjit.

“Një pauzë për të rifituar mbështetjen e publikut, i cili është aktualisht në kundërshtim me BE-në. Edhe pse disa prej tyre jetojnë në vendet që përfitojnë financiarisht nga BE. Popullatat e vendeve të BE-së duhet të besojnë në një Evropë e bashkuar në paqe, liri, siguri, demokraci, e sundim të ligjit. Puna me skeptikët dhe dyshuesit është një detyrë thelbësore e politikës evropiane. Unë e shoh këtë si një përgjegjësi kryesore të Gjermanisë, për shkak se ne jemi një avokat shumë i fortë i Evropës për shkak të kaluarës sonë, për shkak të madhësisë tonë dhe për shkak të përfitimeve nga BE. Ne duhet të themi: Në mesin e votuesve të mundshëm të kundërshtarëve të BE-së, ka dhe njerëz që mund të arrijnë të bëhen avokatë të BE-së ende. Ne nuk duam të hyjmë në një valë të populizmi anti-evropiane” theksoi Presidenti gjerman.
Më 6 qershor Gauck njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, për shkak të moshës së tij (më 24 janar ai do të festojë ditëlindjen e tij të 76).
Ai tha se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij si President deri me 17 mars 2017, kur edhe i skadon mandati presidencial.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

teksas-vrasje

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar ...