Presidenca ankohet në Kuvend për buxhetin: Na jepni fonde, kemi probleme me enrgjinë

Politikë

presidencaaInstitucioni i Presidencës paralajmëroi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese buxhetin për vitin 2017, nëse Ministria e Financave nuk i alokon një fond shtesë prej 20 milionë lekësh të reja, që i nevojitet për sistemin elektrik dhe shpenzimet korente.

Kërkesa u bë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve teksa diskutohej buxheti për vitin e ardhshëm.

Florian Nuni, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës deklaroi ne Komision se: Kjo situatë përsëritet. Ne marrim një premtim nga Ministria e Finacave që nuk gjen zgjidhje. Nëse kjo situate vijon në do ta trajtojmë institucionalisht në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është presion dhe ne na shkakton vështirësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesa e bërë nga institucioni i Presidencës gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të LSI-së dhe Partisë Demokratike.

Për buxhetin e 2017-ës raportoi në Komisionin e Ligjeve edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili kërkoi unifikim të pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve me ato të Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT