Prekëse/ Flet për herë të parë për sëmundjen e djalit, përlotet futbollisti

Showbiz

11Teksa foli për kancerin e djalit të tij, Matteo, 2-vjecar, mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares, italiane Bonucci nuk duron dhe përlotet.

Në një lidhje direkte me emisionin sportiv, “La domenica sportive”, Bonucci ka nisur të qajë, kur ka treguar se djali tij është në gjendje shumë të mirë pas operacionit të kryer në gusht të 2016-ës. Teksa po fliste për grumbullimin e futbollistëve me kombëtaren, e cila në datë 12 nëntor do të perballet me Litenshteinin, për kualifikimet e botërorit, Rusi 2018, ai nuk duroi dhe u rrëfye. Duke u shprehur se djali tij është një fëmijë shumë i fortë dhe po lufton për të qenë në gjendje sa më të mirë shëndetësore lotët e lenë në baltë.

Disa muaj më parë i biri i Bonucci-t i është nënshtuar një operacioni nga një sëmundje akute. Familja vendosi që gjithçka ta mbante të fshehtë rreth kësaj çështje.

Gjithashtu në emision futbollisti falënderoi të gjithë fansat e tij dhe ata që e kanë mbështetur në këto momente të dhimbshme të jetës së tij dhe të familjes së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lojtari po ashtu ka thënë se, kur ke një dashuri të madhe për gruan dhe djalin, ti je i gatshëm të bësh çdo gjë për ta.

 

ME TE LEXUARAT