Prekëse/ Fëmija autik i shkruan një letër nënës së tij, ai ka një kërkesë për të

autikjaFëmija autik ka disa fjalë për nënën e tij. Plot dashuri, dhimbje dhe vuajtje, djali ka një kërkesë për nënën e tij

Lexojeni të plotë letrën:
“Ditën time në më të shumtën e kohës e kaloj në vetmi, jo sepse nuk dua të qëndoj me ty, por sepse kam një problem i cili më pengon të flas dhe të luaj me ty. Unë jam autik, por nuk jam ndryshe. Unë jam i veçantë! Të lutem kur më shikon, më përshëndet, pasi mua kjo gjë më pëlqen shumë edhe pse nuk jam në gjendje të ta kthej. Sëmundja ime nuk më pengon të dëgjoj fjalët e tua, por më pengon t’i kuptoj ato, të paktën deri në momentin që mund t’i kem mësuar përmendësh një nga një. Zërin tënd dhe zhurmat veshi im i dëgjon edhe më të larta nga sa janë, ato për mua janë shurdhuese si zhurma e një trapani.
Të lutem përpiqu që kur të flasësh me mua të përdorësh fraza të shkurta pasi në të kundërt unë nuk e kuptoj atë që je duke më thënë. Fjalët e thëna së bashku për mua janë të gjata sa një tren. Por, mua më pëlqen kur t’i më shpjegon me ngadalë gjithçka, dhe nëse mundesh të lutem përdor edhe gjeste. Edhe figurat i kam qejf, pasi në këtë mënyrë unë mundem ta bëj më mirë lidhjen e asaj që je duke më thënë.
Mua nuk më pëlqen që ti të ofendohesh nëse shikimi im nuk është i përqëndruar tek ty ndërsa më flet. Kjo nuk do të thotë se nuk po të dëgjoj, në të vërtetë po e bëj këtë me shumë vëmendje, vetëm se kështu jam krijuar unë. Edhe nëse dua, nuk mund të bëj dot ndryshe. Sa keq më vjen që nuk i përgjigjem pyetjes tënde, e di përgjigjen, më beso e di, por nuk mundem dot ta them. Dhe më beso më vjen keq për këtë!
Nëna ime, sa sy të bukur që ke! Më pëlqen të të shikoj në sy, më pëlqejnë shumë madje, janë plot dashuri, sa keq që nuk mundem të të shikoj drejt në ta! Ndërsa për sytë e mi, më mirë bli një palë syze të errëta, nuk më pëlqen drita, më bezdis.
Ah, edhe diçka, të lutem ma largo çdo gjë të gjelbër pasi më frikëson dhe unë e di që t’i këtë gjë nuk e do që të ndodhë. Më mbaj larg barit, edhe ai ka ngjyrë të gjelbër, më mirë më mbaj edhe larg erës, ndjesia e saj në lëkurën time më bezdis! Oh, sa shumë gjëra më bezdisin! Kam kaq shumë për të të thënë! Mbi të gjitha dua të të them që unë arrij të nuhas çdo gjë, madje edhe aromën e ushqimit që ti gatuan për mua.
Je nëna ime, je ajo që këto gjëra edhe pse i di, të pëlqejnë t’i dëgjosh nga unë. Por, ndërsa flasim të lutem vazhdo luaj me mua, ma kalo sërish topin që ke në dorë. E di që jam shumë i ngathët por do të përmirësohem! Mos harro se unë jam një fëmijë si gjithë të tjerët, vetëm se shqisat e mia nuk janë të sinkronizuara, dhe për këtë arsye të lutem përpiqu të kuptosh çfarë unë mundem dhe nuk mundem të bëj, përpiqu të kuptosh çfarë i shkakton krizat e mia, ose më mirë e di çfarë? Kushtoji vëmendje të gjitha mënyrave që unë përdor për të komunikuar me ty, pasi unë kam një koncept viziv së të menduarit, të lutem më ndihmo të përmirësohem në aspektin social dhe të lutem nënë, më duaj pa kushte”!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...