Mbante në brez një armë pa leje, prangoset 66-vjeçari nga Shkodra

UntitledNë qytetin e Shkodrës një 66-vjeçar arrestohet në flagrancë nga policia e qytetit pasi mbante në brez një armë zjarri pa leje. Burime zyrtare nga të blutë bënë me dije se Ndoc Kapçari, 66 vjeç, banues në Vau Dejës u kap sot në aksin rrugor Kryebushat -Vau Dejës gjatë kontrollit fizik të ushtruar, pasi në brez iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë TT dhe një krehër me 7 fishekë të cilat i mbante pa leje.

Materialet proceduriale iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...