Dyshohej për bashkëpunim me ISIS, bie në pranga oficeri gjerman

gjermani-policiPolicia gjermane ka mundur të kryej arrestimin e një officer policie pasi dyshohej se bashkëpunonte me ektremistët islamik për një komplot për të hedhur në erë selinë e Agjencisë së Inteligjencës në Këln. Mediat ndërkomëbtare raportojnë se oficeri, dyshohet të ketë komunikim me terroristë të ISIS. “Ai është përgjuar nga ana e Agjencisë së Inteligjencës gjermane dhe se përmes një emri të rremë, oficeri në fjalë ka ofruar informacion të brendshëm për persona, që kanë qenë vërtetë të rrezikshëm”, tha një zëdhënës i agjencisë së inteligjencës për AFP. Po ashtu, ka dyshime se oficeri gjerman ka pasur kontakte me struktura të islamistëve në Gjermani. Po të njëjtat burime informojnë se familja e ish-oficerit tanimë të inteligjencës thuhet se nuk dinte asgjë për faktin se ai ishte konvertuar në islam dhe se kishte pasur gjithashtu prirje radikale. Gjermania është në gatishmëri të madhe, pas disa sulmeve terroriste të ndodhura gjatë verës. ISIS mori përsipër dy sulme gjatë muajve verorë, në një tren në Uerzburg dhe në një festival muzikor në Ansbach, ku janë plagosur 20 njerëz në total.

Një tjetër sulm i rëndë ishte ai i Mynihut, ku 9 persona u vranë nga ana e një 18-vjeçari gjermano-iranian, i cili kishte qenë më herët në trajtim psikiatrik

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...