Thyejnë xhamin e makinës dhe vjedhin telefonin, në pranga dy 17- vjeçaret

tirane-policiaDy adoleshente arrestohen në flagrancë nga policia e tiranës pasi akuzohen për vjedhje dhe shkatërrim prone. Adoleshentet me iniciale A.B., dhe E.L., të dyja 17 vjeçe i kanë thyer xhamin e makinës dhe i kanë vjedhur telefonin një të riu në qendër të Tiranës. Mësohet se i riu me iniciale R.R. ka qenë në lokal një prej vajzave i ka thyer xhamin dhe më pas tjetra i ka vjedhur celularin.
MËsohet nga policia se “arrestimi i tyre u bë pasi dje, në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, në ambientet e lokal ‘LUX’, kanë vjedhur telefonin e markës ‘Samsung’, në pronësi të shtetasit R. R., banues në Tiranë. Gjithashtu nga kryerja e veprimeve procedurale rezultoi se shtetasja A. B., ka dëmtuar me grusht xhamin e parë të mjetit, të shtetasit R. R”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...