Këngëtarja amerikane, lakuriq duke puthur një femër, kritikohet nga fansat

Showbiz

UntitledBëhet fjalë për Rihannën, e cila pasi ka postuar një foto lakuriq në tualet duke puthur në buzë mbesën e saj Majesty ka marrë kritika të rënda.

Ylli 28 vjecar shfaqet së bashku me vogëlushen në tualet lakuriq, ndërsa ajo tregon shpesh në rrjetet sociale dashurinë që ka për të. Në këtë foto komentuesit janë ndarë në dy kategori, ka nga ata që e cilësojnë foton shumë të bukur, madje e adhurojnë marrëdhënien dhe dashurinë që ka këngëtarja për mbesën, por nga ana tjetër, disa e cilësojnë si të papërshtatshme, madje mendojnë se mund të konsiderohet pornografi.

Në lidhje me këtë rast dhe shumë të tjera, ku nënat apo persona të tjerë që puthin fëmijët në buzë, ka folur psikologu John Mayer. Ai tha se puthja në buzë shihet tek fëmijët si një shfaqje e thjeshtë e dashurisë dhe lakuriqësia në moshë të vogël i lejon fëmijës të pranojë trupin e tij, ndaj dhe ky imazh nuk pasqyron ndonjë përmbajtje të tipit seksual fyes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, sipas tij foto të tilla nuk duhet që të postohen në Internet, pasi përdoren nga individë të tjerë për qëllime të pista.

ME TE LEXUARAT