Vjedh 3 mijë euro në një dyqan, Policia ndalon 14-vjeçarin, mbante dhe armë

polici durresNjë 14-vjecar nga Durrësi është ndaluar nga efektivët e Policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur 3 180 Euro në një dyqan.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e autorit pa kaluar 24 orë nga ngjarja, ndërkohë ka sekuestruar një sasi te parave të vjedhura, një armë dhe telefon celuar.

Vjedhja ka ndodhur në një dyqan në lagjen NR.18, ndërkohë i ndaluari është shtetasi me iniciale E.D. 14 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i Policise:

Më datë 07.11.2016, në lagjen Nr.18, Durrës në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit L.K. ka vjedhur 3 180 €.

Menjëhërë Efektivat e Policisë Durrës nisën hetimet dhe në orët e para të ditës së sotme vunë në pranga autorin, ku gjatë kontrollit fizik të tij, I’u gjetën dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pjesë të parave të vjedhura, 1 500 €;
•një armë sportive tip pistoletë me mbishkrimin “Ekol Special” dhe
•një telefon celuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”parashikuar në nenet 134 dhe 280 të Kodit Penal./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...