Policia Tiranës kontrolle në furgonat e shkollës, ja si i shpëton gjobës shoferi(Video)

policia-gjobaSiguria për rripat e sigurimit është bërë një zakon për policët. Policia e Tiranëssi rutinë ushton kontrolle në automjete për të parë vendosjen e rripit të sigurimit. Janë të pakta rastet, kur policia rrugore gjen drejtues mjetesh, të cilët respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor. Në videon e fundit të publikuar nga të blutë e kryeqytetit, është ajo e një kontrolli në një furgon shkollë. Në momentin që policia ndalon automjetin të gjithë fëmijët ishin në këmbë.

Shofer i furgonit u kishte mësuar fëmijëve të shkollave 9-vjeçare, se në momentin që hipnin në automjet duhet të vendosnin rripin e sigurimit. Policia Rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për të respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të mos zbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor. Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë javës dhe do vijojnë përditë jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin veçanërisht për automjetet që transportojnë nxënës shkollash.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjendet pa jetë shqiptari

Polumbarët në qytezën e “Città di Castello”, në Itali, nxorën nga lumi ...