Akuzohen për vjedhje, policia në Shkodër arreston dy persona

Aktualitet

pranga-irainainArrestohen sot nga policia e shkodrës dy persona pasi janë akuzuar për vjedhje. MËsohet se të ndaluarit janë Arlind Haxhija, 25 vjeç, dhe Saimir Hajdari 37 vjeç, të dy banues në Shkodër.

25-vjeçari akuzohet se i ka vjedhur një shtetasi shumën prej 3.700 Euro, si dhe një kasetofon brenda automjetit të tij.

Ndërsa Hajdari rezulton autor i vjedhjes së një biçiklete në këtë qytet. Sipas Policisë dy vjedhjet janë të dokumentuara me prova ligjore dhe arrestimet janë bërë në në kuadër të një plani masash për parandalimin e ngjarjeve si vjedhje apo shkatërrimi i pronës. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ‘’Vjedhja’’

ME TE LEXUARAT