Policia serbe pengon ngritjen e flamurit shqiptar në Medvegjë, arrestohen 7 nxënës

shqiptaret-flamuriFesta e Flamurit ditëne djeshme u festua dhe në Preshevë dhe Bujanoc, qytete të banuara me shumicë shqiptare, sikurse dhe në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Shkup e Tetovë. Por në Luginën e Preshevës. Këtij festimi iu nda Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në shkollën e mesme “Nikola Tesla” dhe ka arrestuar disa nxënës shqiptarë të cilin kishin ngritur një flamur kombëtar në shkollë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Në mesin e nxënësve të arrestuar ka qenë edhe djali i Zv.kryetarit të Kuvendit të Medvegjës, 15-vjeçari Armend Sahiti. Nxënësit shqiptar janë marrë në pyetje në rajonin e policisë serbe të Medvegjës dhe u janë kërkuar sqarime për ngritjen e flamurit shqiptar në këtë shkollë. “BalkanËeb” ka siguruar edhe një kopje të procesverbalit të firmosur nga 15-vjeçari shqiptar në rajonin e policisë serbe ku ai pranon se e ka ngritur flamurin shqiptar me rastin e festës së Ditës së Flamurit. Ndërkohë prindërit kanë deklaruar për mediat lokale se fëmijët e tyre janë penguar nga ora e mësimit si edhe janë dhunuar gjatë mbajtjes për rreth 2 orë në rajonin e policisë. Ndërhyrja e forcave policore serbe në këtë shkollë të Medvegjës dhe shoqërimi i fëmijëve shqiptarë në rajonin serb të policisë ka shkaktuar panik dhe reagime ndër shqiptarë si dhe tek autoritet lokale në këtë komune. Nënkyretari i Kuvendit të Medvgjës, Florim Sahiti, ashtu edhe zëvëndëskryetarja e Komunës së Medvgjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe kanë dënuar me ashpërsi këtë akt të policisë serbe ndaj ndaj fëmijëve shqiptarë për shkak të mbajtjes së simboleve kombëtare shqiptare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erioni i famshëm bën për spital Almën të cilës iu lut publikisht

Alma u rikthye, por ai nuk e mbajti “dot”. Policia e Fierit ...