Hyn kundërvajtje, Policia i heq patentën deputetit të LSI-së

31
Kliko per me shume info

tirane-policiaYlli Shehut, deputetit të LSI-së i është hequr patenta për një periudhë kohore prej 6 muajsh.

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se i ka pezulluar patentën pasi deputeti kishte hyrë në kundravajtje.

Kliko per me shume info

Ylli Shehu kishte ngatërruar rrugën në një kryqëzim dhe kur e ka kuptuar ka kthyer makinën në mes të rrugës.

Por në këtë moment, një patrullë e Policisë e ka ndaluar duke marrë masën heqje patente për 6 muaj.

Deputeti është justifikuar para oficerëve të policisë se kishte ngatërruar rrugën, por nuk ka mundur ti shpëtojë gjobës.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se deputetit i është hequr patenta 3 ditë më parë, ndërkohë që ai e ka kundërshtuar masën që është marrë nga Policia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here