Policia i heq patentën, deputeti i LSI: S’kam bërë shkelje

tirane-policiaMe sa duket të gjithë të barabartë para ligjit, funksionon edhe në Shqipëri. Policia Rrugore e Tiranës ka gjetur në shkelje ligjvënësin Ylli Shehu që përfaqëson në parlament Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe i ka hequr patentën 3 ditë më parë. Kjo pasi Shehu, sipas policisë ka hyrë në një rrugë kundravajtje.

Por i kontaktuar nga BalkanWeb, deputeti Shehu tha se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe është në pritje të vendimit të Komisionit, për të cilin shpreson se do t’i japë të drejtë. Shehu tha se ka qenë në një rrugë në qendër të kryeqytetit kur është ndaluar nga efektivët e policisë së Rrugores, të cilët kanë vendosur t’i marrin patentën dhe ta nxjerrin në OASH pasi sipas tyre ishte në kundërvajtje.

LEXO EDHE:  Vrasja e 20-vjeçarit nga policia në Fier, Fatmir Xhafaj merr një falënderim të papritur
Kliko per me shume info

“Jemi njerëz të ligjit dhe e respektojmë. Kam marrë një masë dhe do shkoj në komision. Nuk besoj se kam një shkelje për heqje patente. Kam qenë duke lëvizur në qendër në Tiranë. Oficerët e policisë e kanë parë të drejtë dhe kanë marrë një vendim, por kur të dal para komisionit besoj se gjithçka do vihet në vend. Me vendimin e komisionit do t’u them”, tha Shehu.

LEXO EDHE:  Arrestohen tre persona në Fier, kapen me 310 kile drogë

Shehu hyri në parlament si deputet i Partisë Republikane por më pas kaloi në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here