Policia ndërhyn në protestën para parlamentit, aktivistët: Na dhunuan

34
Kliko per me shume info

protestat-parlamentPolicia ka ndërhyrë në protestën e nisur mbrëmjen e djeshme para parlamentit kundër importit të mbetjeve. Mësohet se në mëngjesin e sotëm policia ka tentuar të ndalojë protestën. Sipas aktivistëve, të blutë kanë përdorur dhunë. Mendohet se ata kanë hequr çadrat e tyre të vendosura që mbrëmë, pasi protestuesit e kaluan natën para parlamentit.
“Policia ndërhyri me dhunë. Na hoqi çadrat ku kaluam natën. U shoqëruan 2 persona, u goditën dhe u dhunuan. Na kanë arrestuar dy djem, një nga Kukësi dhe një nga Lushnja. Po protestonin kundër plehrave, janë në Komisariatin numër 1″, deklaruan protestuesit.
Mësohet se 2 aktivistët e shoqëruar janë Oltjon Zaka nga Lushnja dhe Mirel Elezi nga Kukësi.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here