Policia i ndalon ministrit britanik lëvizjen me bicikletë në vend të makinës

Kliko per me shume info

ministri-britanikMinistrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, i ndalohet përdorimi i biçikletës.

Sipas medias britanike, Scotland Yard i ka kërkuar në mënyrë detyruese shefit të diplomacisë britanike që të mos përdorë më biçikletën, ashtu siç bënte kur ishte kryetar i bashkisë së Londrës, për të mos qenë kështu një shënjestër e lehtë për ndonjë sulm terrorist.

Kliko per me shume info

Boris Johnson ishte shndërruar në një ikonë të shumë përdoruesve londinezë të biçikletës dhe nuk ishte aspak e vështirë të dalloje flokët e tij të verdhë poshtë kaskës ndërkohë që i jepte dyrrotakut gjatë kohës kur shkonte në zyrë përgjatë Tamizit, transmeton atsh.

Por, aktualisht i duhet të ecë më këmbë, ashtu siç i është kërkuar nga shërbimi i eskortës dhe kjo për arsye sigurie.

Aq më tepër që tani, Johnson banon në një rezidencë luksoze pranë Buckingham Palace.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here