Policia bën “namin”, vendos 1.112 masa në 24 orë, disa shoferë në pranga

pol-rrugorePolicia Rrugore në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë ka vënë 1.112 masa për 24 orë dhe ka arrestuar disa shoferë.

Masa  që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë  automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa  për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa  për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta:

2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,

2 drejtues mjeti  pa Leje Drejtimi.

Po në këtë  kuadër janë pezulluar  35 Leje Drejtimi, nga të cilat:

6 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

21 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.

8 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 177 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

243 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.

Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

46 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Si dhe 1.112 masa  për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor  për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

majlinda-andrea

Hetimi për rryshfetin 50 mijë euro, gjyqtarja e dinte, i tha burrit “kujdes me veprimet”

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën ...