Policia e Shtetit: Ja 11 shefat që lëvizin, akuzat e PD-së, të pabaza!

policia-lezheeePolicia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për media, ku shprehet se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës do të lëvizin 11 shefa sigurie.

Poashtu, Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë të bërë nga subjekti politik PD dhe i kërkon partive politike ti përmbahen të vërtetës.

Lëvizjet:

sqaron opinionin publik se lëvizjet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë janë si më poshtë:

1. Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.

2. Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë  emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.

3. Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.

4.Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.

5. Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e  Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati  në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.

6. Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.

7. Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.

8. Ylli Vata nga shef Seksioni  për Rendin  në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë  emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.

9. Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e  Policisë Lezhë.

10.Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në  Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.

11. Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së  Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjendet i vdekur në banesë babai i dy fëmijëve, e kishte lënë gruaja

Një 40-vjecar, baba i dy fëmijëve është gjetur i vdekur në banesën e ...